Tre emra të rinj në listën e Kosovës - Gazeta Express
string(36) "tre-emra-te-rinj-ne-listen-e-kosoves"

Tre emra të rinj në listën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

05/02/2024 18:06

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Rami Hadar, zbuloi sot listën e gjerë me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për raundin e parë kualifikues të Kupës së Botës 2027.

Në listë bëjnë pjesë 17 basketbollistë. Kjo listë më vonë do të shkurtohet në 12, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jan Palokaj, Jon Ismajli dhe Norik Binqe janë basketbollistët që janë ftuar për herë të parë te Kosova.

Palokaj këtë sezon po luan te Golden Eagle Ylli, kurse më herët ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.

Ndërsa, Ismajli karrierën po e zhvillon te skuadra çeke, GBA Lions, e Binqe është pjesë e Dubravas në Kroaci.

Kujtojmë se Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Sfidën e parë “Dardanët” e kanë më 22 shkurt, ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë në udhëtim ndaj Azerbajxhanit, më 25 shkurt.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare; më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues, i cili do të luhet në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/