Tre ditë pas nisjes së shkollës, testohen pozitive me COVID-19 mësuesja, edukatorja dhe sanitarja e një kopshti - Gazeta Express
string(109) "tre-dite-pas-nisjes-se-shkolles-testohen-pozitive-me-covid-19-mesuesja-edukatorja-dhe-sanitarja-e-nje-kopshti"

Tre ditë pas nisjes së shkollës, testohen pozitive me COVID-19 mësuesja, edukatorja dhe sanitarja e një kopshti

Gazeta Express

16/09/2020 18:13

Vetëm tre ditë nga nisja e shkollës një edukatore, një mësuese dhe një sanitare e një kopshti në Delvinë janë testuar pozitivë me koronavirus.

Burimet për “Panorama” bëjnë me dije se ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të infektuarat.

Lexo Edhe:

Po ashtu është bërë edhe dezinfektimi i mjediseve shkollore.

Nga zyra arsimore është kryer zëvendësimi i mësueses, edukatores dhe sanitares, ndërkohë që do të vazhdohet me kryerjen e tamponëve tek të dyshuarit.