Transformimet në peshë, ndikim të madh në rritjen e vetëbesimit - Gazeta Express
string(62) "transformimet-ne-peshe-ndikim-te-madh-ne-rritjen-e-vetebesimit"

Transformimet në peshë, ndikim të madh në rritjen e vetëbesimit

Gazeta Express

29/05/2020 14:37

Është një nga yjet botërore të muzikës, por vetëm për këtë pjesë nuk është diskutuar kohëve të fundit.

Gazetare: Pranvera Osdautaj

Lexo Edhe:

Transformimi i madh në fizik ka bërë që ajo të jetë në qendër të vëmendjes dhe të diskutohet shumë për kilogramët më të paktë, dukjen e re dhe energjinë që ajo tashmë po e transmeton.

Ndryshimi i madh i Adele erdhi pas komenteve të shumta me të cilat është përballur, gjë të cilën e ka thënë edhe vet ajo.

E ky është vetëm një prej rasteve që tregon qartë se sa e rëndësishme është paraqitja e jashtme, që të kesh një trup në formë, dhe e gjithë kjo më pas të ndikoj në rritjen e vetëbesimit tek secili.

Mirëpo, për t’i arritur format perfekte ose të paktën që të keni një trup që e dëshironi, nuk është e lehtë dhe krejt e thjeshtë. Humbja e kilogramëve padyshim është sfidë e vërtetë, e cila kërkon angazhim dhe përkushtim të madh, me dieta ushqimore e ushtrime në palestër.

Një rruge të tillë i hynë Leonita Zhdrella, Besnik Leka dhe Jusuf Islami, duke vendosur që të ndryshojnë tërësisht mënyrën e jetesës, raporton emisioni #gjesi në T7.

Leonita rreth dy vjet më parë peshonte 60 kg më shumë se tash.

Gjithçka ishte një vendim brenda ditës, ani pse pasi ajo kishte probleme me hormonet që nga fëmijëria dhe kishte kohë që e mendonte një dietë për ndryshim.

Në anën tjetër, Jusufi tregon se ishte diçka e momentit që ndikoj në frymëzimin e tij për ndryshimin e madh.

Natyrisht, se që të gjithë e dinë që duhet punë e madhe për të arritur deri te rezultati i dëshiruar. E në këto raste, frymëzimi mund të jenë edhe nga personat e tjerë.

Leonita, Besnik  e Jusufi e kanë arritur qëllimin e tyre kryesisht duke shtuar aktivitetin fizik dhe duke ndal, siç thonë, abuzimin me ushqim.

Dhe pas gjithë këtij mundi dhe përkushtimi, ajo që vërehet dukshëm është se personazhet e këtyre rrëfimeve tashmë ndihen shumë më mirë me fizikun e tyre, e kjo duket edhe nga jashtë falë energjisë së tyre pozitive.

Mirëpo, për të qëndruar në formë, kujdesi dhe përkushtimi duhet të vazhdojnë./GazetaExpress/