Pasojat e pandemisë koronavirus kanë filluar të ndihen me të madhe në klubet evropiane të futbollit. Palët kishin arritur marrëveshje në janar, por duket se gjithçka do të dështojë
Donny van de Beek ishte afër transferimit në Real Madrid.
Madje, flitej se palët kishin arritur marrëveshje në muajin janar dhe se lojtari do t’i bashkohej gjigantit madrilen gjatë verës.
Mirëpo, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” shkruan se ky transferim mund të dështoj për shkak të pandemisë koronavirus, përcjell “Gazeta Express”.
Tash, “Los Blancos” nuk qëndrojnë mirë financiarisht, ashtu si klubet tjera, dhe nuk mund të shpenzojnë shumë për përforcime.
Van de Beek mund të qëndrojë në Ajax për momentin.
Ai do të shpresojë që ndonjë klub do të mund ta blejë gjatë verës, sigurisht me një shumë më të ulët parash.
Në dy muajt e fundit, klubet evropiane kanë pësuar humbje të mëdha në aspektin financiar shkaku i virusit COVID-19. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...