Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Favorit” në T7, teksa ka folur rreth formës së Gjilanit që po kalon në këtë fillimsezoni.
“Gjilani këto dy vitet e fundit, startin nuk e ka të mirë, në bazë të investimeve. Kemi pritë që do të ketë sezon më të mirë. Struktura e ekipit është e njëjtë si e sezonit të kaluar. Bënë gjithmonë lojë të mirë. Gjilani a ka lojë të dobët, apo vetëm krizë te rezultateve?”, tha ai në “Favorit”.
Gjilani ka arritur një fitore në katër ndeshjet e para, duke i pësuar dy humbje dhe ka nxjerrë një barazim./GazetaExpress/