Trajneri i Kosovës flet për dy ndeshjet vendimtare kundër Luksemburgut e Sllovakisë - Gazeta Express
string(83) "trajneri-i-kosoves-flet-per-dy-ndeshjet-vendimtare-kunder-luksemburgut-e-sllovakise"

Trajneri i Kosovës flet për dy ndeshjet vendimtare kundër Luksemburgut e Sllovakisë

Basketboll

Gazeta Express

17/02/2021 12:03

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është e gatshme për dy ndeshjet vendimtare të saj që do t’i zhvillojë të enjten e të shtunën në Prishtinë në përpjekje për t’i kaluar parakualifikimet drejt Kampionatit Botëror të vitit 2023, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” të enjten prej orës 19:00 do të luajnë kundër Luksemburgut. Kurse, të shtunën në të njëjtin termin do të ballafaqohen me Sllovakinë.

Lexo Edhe:

Pjesë e këtij grupi është edhe Islanda që ndodhet e para në grup me tri fitore dhe një humbje. Kurse, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore dhe nga dy humbje, ndërsa Luksemburgu është e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Për të kaluar grupin, djelmoshave tanë iu duhet të shënojnë fitore ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit, Christos Marmarinos, Kosova ka nisur grumbullimin prej javës së kaluar, ndërsa në radhët e tyre mbretëron optimizëm për të kaluar grupin.

Por, shqetësues për “Dardanët” është fakti se ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut shkaku i pandemisë.

Duke folur për T7, trajneri i kosovarëve tha se të luash pa publik është diçka e tmerrshme për një skuadër. Por, potencoi se duhet pajtuar me realitetin e krijuar nga pandemia.

“Jemi duke e bërë maksimumin për këto dy ndeshje kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë dhe t’i nxjerrim rezultatet më të mira nga to”, ka deklaruar Marmarinos për T7, transmeton Gazeta Express.

“Ne i kuptojmë vështirësitë shkaku i virusit. I kemi disa lojtarë të cilët ende nuk janë në gjendje të mirë fizike. Si iu kam thënë edhe djelmoshave, ne duhet të japim më të mirën përmes energjisë, basketbollit dhe qëndrimit. Sepse në fund të fundit ne e përfaqësojmë Kosovën dhe duhet ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të luash në shtëpi është diçka shumë e mirë, por ta bësh ta tifozë është diçka e tmerrshme… ne luajmë për tifozë dhe për popull dhe të luajmë pa tifozë këtu nënkupton se neve do të na mungojë një element shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Krahas ndeshjeve të Kosovës me Luksemburgun e Sllovakinë, në Prishtinë zhvillohet edhe ndeshjet e Islandës me Sllovakinë dhe Luksemburgun. /GazetaExpress/