Pas paraqitjeve fantastike me Atalantan edicionin e kaluar, shumë skuadra janë vënë pas Koopmeiners.
Skuadra më e interesuara është Juventusi, ku në këtë drejtim ka lëvizje konkrete.
Mesfushori holandez nuk është duke u stërvitur me Atalantas, derisa trajneri Gasperini ka thënë se lojtari ka marrëveshje me Juventusin dhe se klubi po ndjehet i shantazhuar nga ai.
“Situata po shkonte shumë mirë deri javën e kaluar, më pas Koopmeinersi vendosi të shkonte në Juventus, të mos luante apo të stërvitej më me ne. Ai tashmë ka një marrëveshje me Juventusin. Me këtë qëndrim ai nuk mund të jetë i dobishëm as për ekipin dhe as për shokët e tij. Klubi ka mbajtur një qëndrim shumë të vendosur, sepse ndihet i shantazhuar nga situata”, ka thënë Gasperini.
Koopmeiners kishte një lëndim i cili ia pamundësoi atij të paraqitej në Euro 2024 me kombëtaren e Holandës.
Edicionin e kaluar me Atalantan i zhvilloi 34 ndeshje në Serie A, duke realizuar 12 gola e dhuruar pesë asistime.