string(62) "trajneri-hadar-e-zbulon-per-express-arsyen-e-largimit-nga-peja"

Basketboll

Gazeta Express

07/10/2024 13:13

Trajneri Hadar e zbulon për “Express” arsyen e largimit nga Peja

Basketboll

Gazeta Express

07/10/2024 13:13

Klubi i basketbollit Peja njoftoi sot se Rami Hadar ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Trajneri izraelit ishte ankuar pak ditë më parë në referim, duke thënë se ekipi i tij ishte dëmtuar në tre sezone, duke aluduar se kishte tendencë të dëmtohej posaçërisht ai, shkruan “Gazeta Express”.

”Nuk dua të flas për rrjedhën e lojës, referët vijnë me mision në ndeshje, nuk e di pse Federata nuk e ka dërguar asnjë refer me përvojë në këtë ndeshje, ndaj meje personalisht ka tendencë qe 3 vite. As vërejtje nuk më japin para teknikes, unë më nuk do të heshti, ju njerëzit në Kosovë duhet të zgjoheni nga gjumi dhe ta shihni realitetin. E marr përgjegjësinë e humbjes, nuk e di edhe sa do të qëndroj këtu, por ky është realiteti”, kishte deklaruar Hadar pak ditë më parë.

E sot, selektori i Kosovës e ka dhënë një deklaratë për “Gazeta Express”, duke zbuluar se vendimi i sotëm kryekëput ka të bëjë me deklaratën paraprake.

“Gjithçka që e kam thënë në intervistën time ka të bëjë me largimin tim. Ne do të flasim me Federatën për shkak të ndjeshmërisë së zhvillimeve. Nuk mund të jap më shumë informata”, deklaroi Hadar për “Express”.

Nuk dihet ende nëse Hadar do të japë dorëheqje edhe nga pozita e selektorit të Kombëtares së Kosovës pas largimit nga KB Peja, me të cilën përgjithësisht e pati një eksperiencë të suksesshme dhe pozitive gjatë më pak se tri vjetëve sa qëndroi në “Karagaç”. /Gazeta Express/