Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit.
Raportohet se 62-vjeçari, Besnik Koka, është mbytur në rrethana ende te pazbardhura.
Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin. Ai bëhet viktima e tretë që humb jetën për shkak të mbytjes.
Më parë ditën e sotme në Plazhin e Tales u gjetën të mbytura dy vajza të mitura.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.