Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat e punës 9 zyrtarëve, Pacolli: Kanë munguar vazhdimisht në punë - Gazeta Express
string(133) "ministria-e-mjedisit-shkeput-kontraten-e-punes-per-9-zyrtare-pacolli-vendimet-jane-marre-per-shkak-te-mungeses-se-vazhdueshme-ne-pune"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 19:29

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat e punës 9 zyrtarëve, Pacolli: Kanë munguar vazhdimisht në punë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 19:29

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton se janë shkëputur kontratat e punës për “7 zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe 2 zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesëtarë të ish-“Mbrojtjes Civile”. Vendimet janë marrë për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës dhe bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”.

Pacolli thotë se “me këto vendime, numri i përgjithshëm i kontratave të punës të shkëputura në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucioneve të saj vartëse arrin në 29. Më herët janë shkëputur kontratat për 20 zyrtarë të MMPH-së, ndërsa tash edhe për 9 zyrtarë të AMMK-së dhe AKK-së”.

Pacolli shkruan se askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës.

“Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse zyrtari publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, përunfon ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement