Sot afërsisht në orën 14:15, ndodhi një aksident në vendin e punës në lagjen e 9-të të Vjenës. Për arsye ende të panjohura, skelat u shembën, duke ‘varrosur’ pesë punëtorë ndërtimi nën rrënoja.
Një punëtor ndërtimi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës dhe u dërgua në spital. Katër persona të tjerë u nxorën të vdekur nga rrënojat, konfirmon policia e Vjenës në një postim në “X”.
Hetimi për shkakun e aksidentit është duke vazhduar, thuhet në postim.