Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën. Nga informacionet e konfirmuara të albinfo.at rezulton si në vijim:
Tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref (mbiemri ende nuk është konfirmuar).
Viktima e katërt është nga Bosnja.
Një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme, ka raportuar Albinfo.ch
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...