Si pasojë e zjarrit tragjik në spitalin modular të Tetovës, si akt moral, sot kanë dhënë dorëheqjen zv/ministri i shëndetësisë – Ilir Hasani, drejtori i spitalit klinik të Tetovës – Florin Besimi dhe drejtori ekonomik i këtij spitali – Artan Etemi, shkruan Gazeta Express.
Dorëheqjet e tyre, të lartpërmendurit i kanë publikuar në rrjetet sociale, duke thënë se po e ndërmarrin këtë veprim si obligim moral ndaj situatës së ndodhur dy netë më parë kur humbën jetën 14 persona në spitalin modular të Tetovës.
tag_katrorimaqedoni_2