Mbledhje komemorative në shkollën e Malishevës për dy nxënësit që vdiqën bashkë me babain - Gazeta Express
string(90) "mbledhje1-komemorative-ne-shkollen-e-malisheves-per-dy-nxenesit-qe-vdiqen-bashke-me-babain"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 23:28

Mbledhje komemorative në shkollën e Malishevës për dy nxënësit që vdiqën bashkë me babain

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 23:28

SHFMU ‘’Ibrahim Mazreku’’ në Malishevë, ka mbajtur mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes tragjike të  dy nxënësve të kësaj shkolle, dhe babait të tyre, të cilët humbën jetën për shkak të një zjarri.

Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën ngushëllime dhe solidaritet për familjen.

Postimi:

Mbledhje komemorative në SHFMU “Ibrahim Mazreku” për familjen Berisha

Në SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes tragjike të dy nxënësve Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe prindit të tyre, Ilir Berisha.

Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën ngushëllime dhe solidaritet për familjen.

Drejtoresha e shkollës dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit theksuan dhimbjen e thellë për humbjen e tre anëtarëve të familjes, duke e cilësuar si një tragjedi të rëndë për shkollën dhe komunitetin.

Mësimdhënësja e tyre i përshkroi nxënësit si të sjellshëm dhe plot jetë, ndërsa u prezantuan edhe ese përkujtimore nga nxënëset e shkollës.

Pas mbledhjes, në Sheshi i Dëshmorëve u organizua ndezja e qirinjve në nderim të tyre, ndërsa qytetarët morën pjesë edhe në ceremoninë e varrimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement