Tragjedia në Maldive, një teori e re për vdekjen e zhytësve italianë në “Shpellën e Peshkaqenëve”! Çfarë është efekti “Venturi”? - Gazeta Express
string(121) "tragjedia-ne-maldive-nje-teori-e-re-per-vdekjen-e-zhytesve-italiane-ne-shpellen-e-peshkaqeneve-cfare-eshte-efekti-venturi"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 7:22

Tragjedia në Maldive, një teori e re për vdekjen e zhytësve italianë në “Shpellën e Peshkaqenëve”! Çfarë është efekti “Venturi”?

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 7:22

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e rëndë në Maldive, ku pesë zhytës italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje të zhvilluar më 14 maj në zonën e njohur si Dhekunu Kandu, ose ndryshe “Shpella e Peshkaqenëve”.

Ndërsa ekipi i ekspertëve finlandezë ka arritur të rikuperojë dy nga katër trupat e zhdukur, autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar me saktësi se çfarë ndodhi rreth 60 metra nën sipërfaqen e detit.

Sipas mediave italiane, mes hipotezave që po shqyrtohen nga hetuesit është edhe ajo që zhytësit mund të mos kenë hyrë vullnetarisht në shpellë, por të jenë përfshirë nga një fenomen fizik i njohur si “efekti Venturi”.

Ky fenomen, i zbuluar nga fizikani italian Giovanni Battista Venturi, shpjegon se kur një lëng ose gaz kalon në një hapësirë të ngushtë, shpejtësia e tij rritet ndjeshëm, ndërsa presioni bie. Si pasojë krijohet një forcë e fuqishme thithëse, e cila në kushte të caktuara mund të tërheqë objekte apo persona drejt zonës së ngushtuar.

Ekspertët dyshojnë se struktura e shpellës në Maldive, e përbërë nga tre dhoma, një hyrje dhe një dalje, mund të ketë krijuar pikërisht këtë efekt, duke bllokuar zhytësit brenda saj.

Shpella konsiderohet tepër e rrezikshme edhe për shkak të korridoreve të ngushta dhe sedimentit që mund të ngrihet nga lëvizjet nën ujë, duke ulur dukshmërinë deri në zero dhe duke shkaktuar çorientim total.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë edhe pajisjet e rikuperuara në vendngjarje, mes tyre kamera GoPro dhe kompjuterë zhytjeje. Autoritetet besojnë se të dhënat e regjistruara mund të ndihmojnë në rindërtimin e minutave të fundit të tragjedisë, itinerarit të ndjekur nga grupi dhe problemeve teknike që mund të kenë hasur gjatë zhytjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement