Tragjedi në Itali - U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg - Gazeta Express
string(110) "tragjedi-ne-itali-u-fut-ne-det-per-te-shpetuar-femijet-e-tij-te-mitur-54-vjecari-nderron-jete-pasi-del-ne-breg"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2026 18:54

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Lajme

Gazeta Express

04/07/2026 18:54

Një ngjarje tragjike është regjistruar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi arriti të shpëtojë dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë nga rrymat detare.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 11:30, kur pavarësisht kushteve të vështira me erë të fortë, disa pushues ndodheshin në det. Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, të cilët u tërhoqën shpejt nga rrymat dhe u larguan nga bregu.

I alarmuar nga thirrjet për ndihmë, babai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti të mbërrijë te binjakët, duke i ndihmuar të kthehen në breg.

Megjithatë, pasi doli në breg, 54-vjeçari, i identifikuar si Gennaro Cagnazzo nga zona e Leçes, u ndje papritur keq dhe u rrëzua, shkruajnë mediat.

Përpjekjet për ta rikthyer në jetë, fillimisht nga pushuesit e më pas nga ekipet e emergjencës, rezultuan të pasuksesshme. Autoritetet dyshojnë se ai ka pësuar një problem shëndetësor fatal pas përpjekjes së lodhshme për shpëtim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement