Tragjedi në Itali: Ndërron jetë skitarja 19-vjeçare - Gazeta Express
string(50) "tragjedi-ne-itali-nderron-jete-skitarja-19-vjecare"

Sport

Gazeta Express

29/10/2024 14:11

Tragjedi në Itali: Ndërron jetë skitarja 19-vjeçare

Sport

Gazeta Express

29/10/2024 14:11

Italia është në zi, pasi skitarja 19-vjeçare Matilde Lorenzi ka dhënë frymën e fundit gjatë stërvitjes. Sportistja e re u plagos për vdekje në stërvitje të martën.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Lorenzi “humbi kontaktin me sipërfaqen me borë dhe goditi me dhunë fytyrën e saj në tokën e akullt”.

19-vjeçarja u transferua në Spitalin e Bolzanos, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht kjo ishte e pamundur.

Federata Italiane e Sporteve Dimërore thotë në një deklaratë se “Matilde doli në plan të parë sezonin e kaluar, duke fituar titujt italianë absolut dhe super-G në Sarentino dhe, gjithashtu vitin e kaluar, përfundoi e gjashta në zbritje dhe e teta në super-G në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Chatel të Francës.