Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në aksin Milot–Lezhë, për shkak të fluksit të lartë të pushuesve që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Velipojës dhe zonave të tjera turistike në veri.
Automjetet qëndrojnë të bllokuara për orë të tëra, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe pasdites. Ky segment, që lidh edhe me Shkodrën, nuk arrin të përballojë fluksin e shtuar të mjeteve.Problematika është e pranishme gjatë gjithë sezonit turistik, me vonesa që arrijnë deri në 3–4 orë. Zgjidhja e vetme e shumëpritur mbetet zgjerimi i aksit Milot–Lezhë, një projekt i njoftuar nga qeveria, i cili pritet t’i japë fund situatës së trafikut në këtë zonë.