Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Levent Bushi dhe kandidatët për Kuvend, zhvilloi takime të ngrohta e mikpritëse me bizneset në lagjen “Jeni Mahallë”.
“Kemi qenë gjithmonë pranë bizneseve të qytetit tonë, por në mandatin e dytë mbështetja do të jetë edhe më e madhe, sidomos për bizneset e vogla dhe tradicionale që e bëjnë Prizrenin unik” – tha Kryetari Totaj.
Ai gjithashtu theksoi: “Lagjja Jeni Mahallë do të ketë një transformim të madh me projektin e ri të tregut të gjelbër dhe investimet infrastrukturore që kemi planifikuar. Kjo do të krijojë kushte më të mira për bizneset dhe qytetarët”.