Tom Hanks beson se me anë të “inteligjencës artificiale” ai do të luajë filma edhe pas vdekjes - Gazeta Express
string(92) "tom-hanks-beson-se-me-ane-te-inteligjences-artificiale-ai-do-te-luaje-filma-edhe-pas-vdekjes"

TV/Film

Gazeta Express

16/05/2023 22:22

Tom Hanks beson se me anë të “inteligjencës artificiale” ai do të luajë filma edhe pas vdekjes

TV/Film

Gazeta Express

16/05/2023 22:22

Aktori Tom Hanks beson që ai mund të paraqitet në filma të ri edhe pas vdekjes së tij, fuke ju falëndëruar fuqisë së “inteligjencës artificiale”

“Çfarë është e mundur për momentin, nëse do të dëshiroja është që të luajë në një seri prej shtat filmash në të cilat unë do të isha 32 vjeçar deri në ardhjen e kësaj mbretërie”, tha Hanks për episodin e fundit të “The Adam Buxton Podcast”, që u transmetua të shtunën.

Lexo Edhe:

“Tani kushdo mund të rikrijojë vetveten në çdo moshë duke përdorur inteligjencën artificiale apo teknologjinë e thellë false… unë mund të goditem nga një autobus nesër për vdekje, por paraqitjet e mija do të vazhdojnë dhe vazhdojnë”, shtoi fitues i çmimit Oskar.

“Jashtë kuptimit të asaj që ajo është bërë me intelegjencë artificiale apo false të thellë, nuk do të mund të ju themi që nuk jam unë apo unë vetëm dhe në një shkallë do të këtë kualitet reale”.

Buxton më pas sugjeroi që njerëzit do të ishin në gjendje që të bëjnë dallimin në mes të Hanksit të inteligjencës artificiale dhe versionit real.

“Pa asnjë dyshim njerëzit do të jenë në gjendje që ta thënë këtë, por pyetja është, a do ta mendojnë këtë?”, tha ai. “Janë disa njerëz që nuk i shqetëson kjo, ata nuk do ta bëjnë këtë dallim”.

Ai e ka më të lehtë që ta krijojë Hanks pasi që më shumë gjasë do t’i përdorë lëvizjet e tij që ai i bëri në filmin e vitit 2004, “The Polar Express”, tha ai.

“Kjo ka qenë gjithmonë në vazhdimësi”, tha Hanks. “Hera e parë që bëmë një film që kishte një sasi të madhe te të dhënave tona që u futën në një kompjetur – thënë thjesht si dukeshim – dhe ky ishte filmi që u quajt ‘The Polar Express’”.

“Ne e pamë që kjo gjë po vinte, pamë se po ekzistonte një gjë që të mirren gjërat nga zero deri në fund dhe të futen në kompjuter dhe mandej ato të shndërrojnë fytyrat tonë në karaktere. Tani kjo mundësi është rritur miliardfish më shumë së atëherë dhe ne e shohim këtë gjë çdokund”.

Hanks po ashtu tha që zhvillimi i inteligjencës artificiale i ka inkurajuar agjentët e filmave që të shkruajnë kontrata që mbrojnë aktorët nga ngjashmëria e tyre si pronë intelektuale.

“Mund të ju them se po zhvillohën diskutime në të gjitha shoqatat, të gjitha agjencitë dhe të gjitha firmat ligjore do të marrin veprime ligjore nëse dikush përdorë zërin apo fytyrën tim dhe të çdo kujt si pronësi intelektuale”, tha ai. /GazetaExpress/