Shenjat që tregojnë se po i pëlqeni dikujt - Gazeta Express
string(42) "shenjat-qe-tregojne-se-po-i-pelqeni-dikujt"

Fun

Gazeta Express

24/05/2023 1:11

Shenjat që tregojnë se po i pëlqeni dikujt

Fun

Gazeta Express

24/05/2023 1:11

Si mund ta kuptoni nëse po i pëlqeni dikujt? Mos i dëgjoni këshillat e revistave të ndryshme, por dëgjoni zbulimet e një studimi të ri psikologjik mbi sjelljen dhe joshjen.

Hulumtimi, i cili është publikuar para pak kohe në revistën “Psychological Bulletin” ka kryer një analizë mjaft interesante mbi shenjat të cilat i dhurojmë kur dikush na tërheq.

Hulumtuesit kanë zbuluar se sjelljet si kontakti me sy, buzëqeshja, qeshja dhe inicimi i bisedës kanë qenë më së shumti të ndërlidhura me joshjen në të gjitha kulturat e botës.

Në kulturat Perëndimore, imitimi i sjelljes dhe lëvizja e kokës gjithashtu janë vlerësuar si indikatorë të fortë të flirtimit.

Shenjat e qarta që tregojnë se dikujt po i pëlqeni janë edhe sjelljet që sugjerojnë zhvillimin e besimit dhe raportit, siç është afërsia fizike dhe interesi për të biseduar.