Paratë ruse të PD-së, Majko: Jepni llogari! Alibeaj: Të qenka shëruar goja, do shkosh prapë te dentisti - Gazeta Express
string(98) "parate-ruse-te-pd-se-majko-jepni-llogari-alibeaj-te-qenka-sheruar-goja-do-shkosh-prape-te-dentisti"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2022 10:44

Paratë ruse të PD-së, Majko: Jepni llogari! Alibeaj: Të qenka shëruar goja, do shkosh prapë te dentisti

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2022 10:44

Akuzat ndaj PD se ka marrë 500 mijë dollarë financime nga Rusia kanë shkaktuar debat në Kuvendin e Shqipërisë mes opozitës dhe maxhorancës. Teksa po diskutohej marrëveshjen me KE për mbështetjen financiare, e cila është kritikuar nga opozita për shkak të emërimit të ish-ministri Ilir Beqja në krye të Agjencisë së Planifikimit Strategjik, deputeti i PS Pandeli Majko e ka zhvendosur diskutimin te fondet ruse duke i kërkuar opozitës që të japë llogari. Përgjigjia Majkos i erdhi nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së i cili nuk i ka kursyer ironinë. Alibeaj tha se lajmi do përgënjeshtrohet së shpejti ndërsa bëri dhe ironi me Majkon.

Pandeli Majko: Atëherë po flasim këtu për fondet e BE-së, por dje u emetua lajmi se Rusia i ka dhënë PD-së 500 mijë dollarë. Përpara se të kërkoni llogari nga Beqja jonë, dilni këtu e flisni për Beqjen tuaj.

Enkelejd Alibej: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe do shkosh prapë të dentisti. Si i vjetër që je prit dhe pak disa orë se do të përgënjeshtrohesh se pastaj do të shkosh te dentisti.

Majko: Dua të jetë siç thonë këta që të përgënjeshtrohet që lekët s’i ka marrë PD. Ajo që keni diskutuar ju mes veti dhe duke vajtur pranë drejtësisë është një akuzë që dje është ripërsëritur.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement