Një figurë tjetër e futbollit shqiptar ka humbur betejën me Covid. Ish-Presidenti i Tiranës, Metush Seferi ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmin e bën të ditur Presidenti i FSHF, Armand Duka i cili i shpreh ngushëllimet.
Metush Seferi kontribuoi për Tiranën në vitet ’90 kur ekipi kryeqytetar fitoi disa trofe.
NJOFTIMI NGA ARMAND DUKA
Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-Presidentit të Tiranës, që fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me virusin COVID-19.
Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Familja e futbollit do ta kujtojë si nja nga kontribuesit e çmuar të futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-Presidentit të…
Posted by Armand Duka on Saturday, February 13, 2021