string(43) "tirane-sherr-mes-disa-personave-gjate-nates"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 10:14

Tiranë/ Sherr mes disa personave gjatë natës

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 10:14

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Raportohet se konflikti ka ndodhur në rrugë mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.Të shoqëruarit në komisariat, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë okularë, nuk kanë pranuar të japin shpjegime.

Dyshohet se përplasja ka nisur për një borxh të pashlyer.