TikToku do të marrë masa të reja për zgjedhjet në SHBA - Gazeta Express
string(54) "tiktoku-do-te-marre-masa-te-reja-per-zgjedhjet-ne-shba"

AutoTech

Gazeta Express

21/09/2022 21:33

TikToku do të marrë masa të reja për zgjedhjet në SHBA

AutoTech

Gazeta Express

21/09/2022 21:33

Rrjeti social TikTok do të fillojë të kërkojë që llogaritë të cilat u përkasin departamenteve të qeverisë amerikane, politikanëve dhe partive politike, të verifikohen dhe do të ndalojë videot që synojnë mbledhjen e fondeve për fushata, shkroi të mërkurën Reuters.

Ky vendim vjen pasi Tiktoku dhe rrjetet tjera sociale janë duke punuar për eliminimin e dezinformimit politik përpara zgjedhjeve të pjesshme në SHBA, që do të mbahen më 8 nëntor të këtij viti.

Lexo Edhe:

Siç ka njoftuar TikToku, llogaritë politike do të mund të paraqesin kërkesë për verifikim, e më pas kompania do të punojë për të konfirmuar vërtetësinë e profileve që beson se u përkasin politikanëve ose partive politike.

“Për të ndihmuar në zbatimin e kësaj mase, llogaritë që u përkasin politikanëve dhe partive do të parandalohen automatikisht nga qasja në veçoritë e reklamimit”, ka njoftuar TikToku.

TikTok tha se do të përditësojë politikat e tij për të ndaluar mbledhjen e fondeve për fushatën.

Përmbajtja që do të ndalohet sipas politikës së re, përfshin video nga politikanët që kërkojnë donacione.

Zgjedhjet e nëntorit në SHBA, mbahen dy vjet pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend dhe dy vjet para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme. Me anë të këtyre zgjedhjeve, mund të ndryshojnë disa politika, si ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ato në Senat.