Tifozi që u vesh si Skënderbeu në ndeshjen e Shqipërisë flet në "Favorit": Neve na bashkon kombëtarja - Gazeta Express
string(98) "tifozi-qe-u-vesh-si-skenderbeu-ne-ndeshjen-e-shqiperise-flet-ne-favorit-neve-na-bashkon-kombetarja"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 23:24

Tifozi që u vesh si Skënderbeu në ndeshjen e Shqipërisë flet në “Favorit”: Neve na bashkon kombëtarja

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 23:24

Tifozi i Shqipërisë që u bë viral me veshjen sikur të Skënderbeut, Flamur Musa u lidh ekskluzivisht në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai mori vëmendjen me veshjen e tij në duelin që Shqipëria e zhvilloi mbrëmë ndaj Italisë, shkruan Gazeta Express.

Ai foli rreth kësaj eksperience në “Favorit”

“Për herë të parë e kam bërë këtë në Stamboll të Turqisë. Aty lindi ideja ta kem përkrenaren. Nga Suedia ku jetoj shkova me veturë në Gjermaninë. Në disa vende e shoh të arsyeshme ta vesh përkrenaren dhe me raste edhe fustanellën. Helmetën e kam porosit nga një faqe. Është punuar në Amerikë, në Nju Jork më duket. Ne jemi lojtari i 12-të i kombëtares sonë. Neve na bashkon kombëtarja. Është ndjenja më e madhe kur i shoh të gjithë shqiptarët së bashku”, tha Musa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement