“Tifozët s’do të lejohen në stadiume deri në tetor” - Gazeta Express
string(48) "tifozet-sdo-te-lejohen-ne-stadiume-deri-ne-tetor"

Gazeta Express

21/03/2020 22:33

“Tifozët s’do të lejohen në stadiume deri në tetor”

Gazeta Express

21/03/2020 22:33

Numri i personave të vdekur shkaku i pandemisë koronavirus në Itali po vazhdon të rritet me 793 persona të vdekur shkaku i këtij virusi vetëm në 24 orët e fundit. Kjo ka bërë që eksperti i epidemive, Pierluigi Lopalco, të parashikojë se tifozët s’do të lejohenë në stadiume deri në tetor.

Italia ishte vendi i parë evropian që e pezulloi kampionatin në Serie A dhe eventet e tjera sportive pas rritjes së numrit të rasteve të infektuar me koronavirus, përderisa Italia mbetet vendi evropian më i prekur nga kjo pandemi.

Deri më sot, 54,578 raste me koronavirus janë identifikuar në Itali, ndërsa plot 4825 njerëz kanë vdekur shkaku i këtij virusi.  Këto shifra u rritën dukshëm sot dhe ekspertët kanë paralajmëruar se ende nuk është arritur kulmi i këtij virusi, përkundër masa parandaluese që janë vendosur.

Kjo bën që plani fillestar që Serie A të kthehet më 2 maj dhe të përfundohet më 30 qershor të ketë shumë pak gjasa të realizohet. Sipas gazetës italiane La Repubblica, plani që po diskutohet mes klubeve të Serisë A dhe presidentit është që kampionati të rinisë në qershor e pastaj të vazhdohet deri më 30 korrik.

Ndërkohë eksperti i epidemive Pierluigi Lopalco, parashikoi se tifozët s’do të kenë mundësi t’i përcjellin ndeshjet nëpër stadiume deri në tetor.

“Ne duhet të jemi të qartë me tifozët, por pa i terrorizuar ata. Mendoj se do të jetë e pamundur që tifozët të lejohen në stadiume para tetorit”, ka thënë Lopalco. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement