Tifozët radhitin top 30 legjendat e Barcelonës: Messi, i treti - Gazeta Express
string(60) "tifozet-radhitin-top-30-legjendat-e-barcelones-messi-i-treti"

Tifozët radhitin top 30 legjendat e Barcelonës: Messi, i treti

Gazeta Express

03/04/2020 10:53

Lista e lojtarëve legjendarë që kanë luajtur për Barcelonën gjatë viteve është e gjatë, mirëpo radhitja e tifozëve të këtyre legjendave ka ngjallur një debat të madh në rrjete sociale, pasi që shumë tifozë e kanë kundërshtuar atë radhitje, ku Lionel Messi mbeti i treti.

Ëndrra e shumë futbollistëve në botë është të luajë ose për Barcelonën, ose për Real Madridit. Dy gjigantet spanjolle janë dy ndër klubet më të mëdha në historinë e futbollit dhe shumica e lojtarëve të mëdhenj në histori të futbollit kanë luajtur për njërin ndër këto dy skuadra, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kështu që, kur diskutohet për lojtarët më të mirë në histori të Barcelonës, lista e top 30-shes përbëhet nga legjenda të epokave të ndryshme të futbollit. Nga ekipi i ëndrrave i Johan Cruyffit te epoka e Frank Rijkaardit e Pep Guardiolës, historia e katalonasve është mjaft mbresëlënëse.

Tifozët e Barcelonë kanë votuar në “Ranker” për t’i emëruar legjendat më të mëdha në histori të klubit, mirëpo kjo listë ka nxitur një debat, pasi që shumë tifozë e kanë kundërshtuar atë fuqishëm.

Lista e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve në Barcelonë, sipas tifozëve në Ranker:

30. Luis Enrique

29. Rafael Marquez

28. Marc-Andre ter Stegen

27. Luis Figo

26. Ivan Rakitic

25. Patrick Kluivert

24. Gheorghe Hagi

23. Laszlo Kubala

22. Deco

21. Michael Laudrup

20. Victor Valdes

19. Hristo Stoichkov

18. Romario

17. Ronald Koeman

16. David Villa

15. Rivaldo

14. Samuel Eto’o

13. Sergio Busquets

12. Dani Alves

11. Luis Suarez

10. Gerard Pique

9. Neymar

8. Ronaldo

7. Carles Puyol

6. Xavi

5. Andres Iniesta

4. Johan Cruyff

3. Lionel Messi

2. Ronaldinho

1. Diego Maradona