Personi në foto është i riu shqiptar, Vasil Pilo i cili humbi jetën këtë të martë me 6 tifozë të PAOK në një aksident tragjik në Rumani. Ai është identifikuar zyrtarisht vetëm pak minuta më parë nga policia rumune, e cila tashmë ka kaluar informacionin edhe drejt policisë greke.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime të sigurta pranë ambasadës shqiptare në Greqi. Vasil Pilo mësohet se jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi prej shumë vitesh. Jashtë kamerave miqtë e tij tregojnë se Vasili ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës, atë çka po bënte edhe sot teksa po udhëtonte drejt Francës.
Nga ana tjetër, Genci Sadiku është shqiptari tjetër emigrant i cili vetëm rreth orës 14:00 ka mundur të komunikojnë nëpërmjet telefonit me familjen e tij vetëm për pak sekonda. Ai është shprehur se do të rikthehet në Shqipëri.
“Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do vij përsëri në shtëpi”, kanë thënë familjarët jashtë kamerave për mediat greke.


Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...