Thoma Gëllçi fiton në Strasburg ndaj shtetit shqiptar - Gazeta Express
string(53) "thoma-gellci-fiton-ne-strasburg-ndaj-shtetit-shqiptar"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2025 15:51

Thoma Gëllçi fiton në Strasburg ndaj shtetit shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2025 15:51

Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut ka rrëzuar SPAK-un në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të RTSH Thoma Gëllçi.

Ky i fundit ka fituar betejen e tij kundër SPAK në Gjykatën Ndërkombëtare ku pikërisht kjo Gjykatë e ka velrësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale.

Sipas Gjykatës europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.

Lajmi u bë me dije nga avokati i Gëllçit.

“Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm.  Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK, të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane”, shkruan avokati.

Advertisement
Advertisement
Advertisement