Thirrje për protestë në Beograd: Po përndiqen gazetarët - Gazeta Express
string(54) "thirrje-per-proteste-ne-beograd-po-perndiqen-gazetaret"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 8:08

Thirrje për protestë në Beograd: Po përndiqen gazetarët

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 8:08

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) dhe Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) kanë bërë thirrje për një tubim protestues me moton “Ndalni përndjekjen ndaj gazetarëve”, i cili do të mbahet të premten, më 20 qershor, në Beograd.

“Tubimi organizohet për të shprehur solidaritet me koleget dhe kolegët tanë që po përballen me presione dhe përndjekje për shkak të punës së tyre profesionale,” thuhet në njoftimin e UNS-it.

Shkarkimi i gazetares dhe prezantueses Marija Shehiq nga Euronews Serbia, për shkak të “moskryerjes së detyrave të punës dhe shkeljes së disiplinës në punë”, sipas UNS, ka ndodhur pas një periudhe të degradimit të saj në vendin e punës. Në thirrjen për protestë thuhet se largimi i saj ndodhi pas largimeve të tjera të dakorduara të disa gazetarëve që nuk pranuan të punonin në kushtet e reja të imponuara në këtë medium.

Rast të ngjashëm përmendet edhe ai i gazetareve nga Vecernje novosti, ku Vojislava Crnjanski Spasojevic u shpall papritur “teknologjikisht e tepërt”, pasi u shpreh publikisht kundër publikimit të të dhënave personale të studentëve në versionin online të gazetës.

Në gazetën Politika, si “teknologjikisht të tepërta” u shpallën edhe redaktoret Dorotea Carniq dhe Sandra Gucijan, të cilat në rrjete sociale kishin shprehur qëndrime personale në lidhje me protestat studentore.

Edhe redaktorja e faqes online të revistës Elle për Serbinë, Tara Đukić, është përballur me pasojë të ngjashme, pasi refuzoi të heqë një tekst që kishte të bënte me studentët. I botuesi Mondo Inc e arsyetoi shkarkimin e saj me “mosrealizim të planit të punës” dhe “rënie të parametrave afaristë”.

“Po ngrihemi kundër presioneve të rënda mbi gazetaret dhe gazetarët që e ushtrojnë punën e tyre në mënyrë profesionale, kundër keqpërdorimit të mediave dhe mosrespektimit të Ligjit për informim publik dhe media,” thuhet në deklaratë.

Ky ligj, theksohet më tej, garanton se një gazetari nuk mund t’i ndërpritet marrëdhënia e punës apo t’i ulet paga për shkak të shprehjes së qëndrimeve të tij personale.

Tubimi do të mbahet në ora 12:00 në Qendrën e Shtypit të UNS-it në Beograd. Në të do të flasin gazetaret e pushuara nga puna, përfaqësues të shoqatave dhe sindikatave të gazetarëve, si dhe avokatë.