Thirrje për kosovarët: Mos kaloni kah Serbia - Gazeta Express
string(43) "thirrje-per-kosovaret-mos-kaloni-kag-serbia"

Thirrje për kosovarët: Mos kaloni kah Serbia

Gazeta Express

06/01/2020 8:47

Për t’iu shmangur torturave kosovarëve po u bëhet thirrje të mos kalojnë kah shteti serb. Së fundmi Serbia ka arrestuar mërgimtarin Nezir Mehmetaj, për shkak të dyshimeve për “krime lufte”, shkruan sot Zëri.

Po bëhen katër ditë qëkur Nezir Mehmetaj, nga fshati Rudnicë i komunës së Klinës, është arrestuar nga shteti serb, nga ku është thënë se arrestimi i tij është bërë për shkak të dyshimit për “krime lufte kundër civilëve”.

Lexo Edhe:

Mehmetaj kishte marrë rrugën për në shtetin serb bashkë më nënën e tij, të cilën e kishte dërguar për vizitë mjekësore, por që u ndal në pikëkalimin kufitar në Merdare, teksa po kthehej në Kosovë. Nëna e Nezir Mehmetajt, Nazlie Mehmetaj, ka treguar për medie se i biri i saj gjatë kohës së luftës kishte qenë në Zvicër, ku edhe jeton aktualisht.