“The Handke Project” për herë të parë në Hungari - Gazeta Express
string(46) "the-handke-project-per-here-te-pare-ne-hungari"

Arte

Gazeta Express

10/02/2026 16:56

“The Handke Project” për herë të parë në Hungari

Arte

Gazeta Express

10/02/2026 16:56

“The Handke Project” do të ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit hungarez, në Mettrin Art Center, më 21 shkurt nga ora 18:00.

Produksioni teatror ndërkombëtar The Handke Project, një nga shfaqjet më të diskutuara dhe më të vlerësuara të teatrit bashkëkohor evropian, prezantohet për herë të parë para publikut hungarez në METTRIN – Qendra e Eventeve dhe Artit, Bánk.

Shfaqja është produksion i Qendra Multimedia nga Prishtina, me tekst të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, realizuar në bashkëpunim me institucione prestigjioze evropiane si Mittelfest & Teatro della Pergola (Itali), Teatri i Dortmundit (Gjermani), Teatri Kombëtar i Sarajevës dhe Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS.

Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur shqiptarë Arben Bajraktaraj, Adrian Morina e Verona Koxha, krahas aktorëve evropianë Klaus Martini, Anja Drljevic dhe Ejla Bavcic.

Përmes figurës kontraverse të laureatit të Çmimit Nobel Peter Handke, The Handke Project sfidon publikun të reflektojë mbi lirinë e shprehjes, përgjegjësinë shoqërore dhe rolin e artistit.

Ku përfundon liria artistike dhe ku fillon nevoja për të qenë politikisht korrekt për një artist? A mund të krijojmë art pa u treguar të pandjeshëm? A mund ta ndajmë artin nga artisti? Këto janë disa nga pyetjet e rëndësishme të ngritura nga kjo shfaqje teatrore e cila është njohur e vlerësuar lart në skena dhe festivale ndërkombëtare. Kjo shfaqje spikat për guximin artistik, thellësinë e gjuhës teatrore dhe angazhimin e drejtpërdrejtë me temat më të ndjeshme të kohës.

Kritika teatrore boterore e ka vlerësuar shfaqjen kështu: “The Handke Project interpretohet në anglisht nga një ansambël i shkëlqyer paneuropian prej gjashtë aktorësh. […] Dhe këtu hyjmë në territorin e Peter Handke-s, subjektit ‘si Peter Pan’ të satirës therëse të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj… Neziraj gjerësisht konsiderohet si dramaturgu kombëtar i Kosovës, i ngjashëm me rolin që Václav Havel ka për Çekosllovakinë. Dhe Neziraj ndan me Havelin lojën e lindur dhe vetëdijen për absurditetet e egra burokratike – që të gjitha shërbejnë si një maskë e hollë për zemërimin e autorit. Të gjitha këto cilësi shfaqen në shpërthime dhe përplasje, si një shfaqje fishekzjarrësh, përmes regjisë së Blerta Nezirajt. Së bashku, autori dhe regjisorja e shndërrojnë zemërimin në një plumb artistik”.

Shfaqja luhet në gjuhën angleze, me titra në hungarisht

Advertisement
Advertisement
Advertisement