14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai tha se të dyshuarit jane liruar në procedurë të rregullt.
“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë. Të gjtë personat e intervistuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Hashani.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...