Thaçi reagon ndaj Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë: Reçaku ishte masakër dhe jo ngjarje - Gazeta Express
string(83) "thaci-i-reagon-ambasades-se-shbase-ne-prishtine-recaku-ishte-masaker-dhe-jo-ngjarje"

Thaçi reagon ndaj Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë: Reçaku ishte masakër dhe jo ngjarje

Gazeta Express

10/12/2019 15:04

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Reçakun me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke përkujtuar Masakrën e 1999-ës të shkaktuar nga pushteti gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit, shkruan Gazeta Express.

Në një reagim në profilin e tij zyrtar në Twitter, presidenti Thaçi ka reaguar edhe ndaj Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila u ishte referuar si ‘ngjarje’ gjithë atyre masakrave që kishin ndodhur përgjatë vitit 1999 në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, mesazhi im nga Reçaku për burokratët e relativizmit ishte i qartë: Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’. Kosova dhe Bosnja kanë përjetuar gjenocid dhe jo konflikt civil. Drejtësia do të triumfojë, dhe jo gënjeshtrat, mohimet dhe çmimet e rreme të Nobelit”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Gjithë debati për masakrën e Reçakut është nxitur pas vendimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, për ta dënuar me 2 vjet burg, ish-ministrin nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, i cili e kishte quajtur ‘trillim’ masakrën e Reçakut.

Pas dënimit, në mbrojtje të Teodosijeviqit kishte dalë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Për këtë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka thënë se nuk mund të mohohet e as të ndryshohet gjithë ajo që ka ndodhur në Kosovë përgjatë 1999-ës.

Ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila i kishte cilësuar si të papranueshme deklaratat e presidentit serb për masakrën e Reçakut. /GazetaExpress/