‘Emona Brand’ bashkohet me mijëra zëra në mbarë botën për të përkrahur kauzën e grave që përballen me kancerin e gjirit dhe për të theksuar rëndësinë e kontrollit të hershëm.
Muaji Tetor, ndryshe i njohur si ‘Tetori Rozë’, është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Gjatë këtij muaji, institucionet dhe markat anembanë botës bashkohen për të shpërndarë mesazhe sensibilizuese dhe për të inkurajuar kontrollet parandaluese.
“Çdo hap i vogël drejt trajtimit është një fitore e madhe!” është motoja e sivjetme e fushatës së ‘Tetorit Rozë’.
“Me ty fillon parandalimi!” është thirrja për ndërgjegjësimin — një kujtesë që kujdesi ndaj vetes është hapi i parë drejt shëndetit.
‘Emona Brand’ iu fton të bëheni pjesë e kësaj fushate duke kontribuar në ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit. Sepse vetëm së bashku mund ta përhapim mesazhin e shpresës, forcës dhe parandalimit.