Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik - duhet bashkëpunim mes partive  - Gazeta Express
string(116) "terras-dalja-e-ulet-ne-zgjedhje-tregon-se-njerezit-jane-te-frustruar-me-kaosin-politik-duhet-bashkepunim-mes-partive"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 13:41

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive 

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 13:41

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend.

Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

Ai thekson se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të #Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement