Portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, duke sqaruar situatën e tij pas muajve të fundit të vështirë, ku ka përjetuar sfida si në aspektin fizik ashtu edhe në atë personal.
“Muajt e fundit kanë qenë veçanërisht të vështirë për mua. Si çdo lojtar, pas një dëmtimi, prioriteti im i vetëm ka qenë të rikthehem sa më shpejt në fushë, i motivuar vetëm nga dëshira për të ndihmuar ekipin dhe për të bërë atë që dua më shumë – të garoj,” – shprehet Ter Stegen.
Ai thekson se vendimi për t’iu nënshtruar operacionit u mor pas konsultimit me mjekë specialistë dhe me miratimin e plotë të klubit, duke pasur gjithmonë në mendje shëndetin dhe karrierën e tij afatgjatë. Portieri kujtoi gjithashtu se koha minimale e rikuperimit ishte bërë publike në koordinim me klubin dhe ekspertët mjekësorë.
Në lidhje me spekulimet se operacioni i tij kishte ndikuar në regjistrimin e lojtarëve të rinj apo rinovimet e kontratave, Ter Stegen u shpreh i prerë:
“Të gjitha afrimet dhe rinovimet e kontratave u kryen para operacionit tim, ndaj është e padrejtë dhe e pasaktë të interpretohet ndryshe. Kam respekt të madh për shokët e skuadrës dhe mezi pres të ndaj dhomën e zhveshjes me ta për shumë sezone.”
Portieri gjerman theksoi se gjatë gjithë karrierës është munduar të mbajë profesionalizmin, respektin dhe përkushtimin ndaj klubeve që ka përfaqësuar, ndërsa ndjen lidhje të fortë me Barcelonën, qytetin dhe tifozët:
“Përkushtimi im ndaj këtyre ngjyrave mbetet absolut. E kuptoj se momentet e vështira mund të krijojnë tension, por besoj se përmes dialogut dhe përgjegjësisë mund ta zgjidhim situatën në mënyrë konstruktive. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtuesit e klubit për të zgjidhur këtë çështje dhe për të dhënë autorizimet e kërkuara.”
Ter Stegen e mbylli mesazhin me një premtim për tifozët:
“Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por një gjë jo: Ju dua, Culers!”