Fansat janë fokusuar në pamjen e saj mahnitëse rinore, ku nuk ia kanë kursyer komplimentet në komentet e postimit
Këngëtarja e famshme, Mariah Carey, hyri të hënën në profilin e saj në “Instagram” për të dokumentuar kohën e saj në Azi. 56-vjeçarja postoi disa fotografi dhe bashkëngjitur me to shkruante se i ‘pëlqeu shumë festimi i Ditës së Nënës në Kinë’.
Megjithatë fansat janë fokusuar në pamjen e saj mahnitëse rinore, ku nuk ia kanë kursyer komplimentet në komentet e postimit.
“Gjithmonë e bukur. Uauu, shumë e bukur. Mami e lumtur”, shkruan një nga 14.2 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.
Mariah është nëna e binjakëve 14-vjeçarë, Monroe dhe Moroccan. Artistja i habiti fansat e saj, ku në fotot e fundit duket më e re se kurrë me kalimin e viteve.
Kujtojmë se Carey ka mohuar të ketë bërë ndonjë operacion plastik dhe ajo i ka dhënë meritën shumë faktorëve të tjerë për pamjen e saj rinore. Madje 56-vjeçarja ka dhënë herë pas here këshilla të ndryshme bukurie, të cilat variojnë nga mos pirja e duhanit e deri te fotografimi vetëm nga ‘ana e saj e mirë.
Ylli i muzikës shpesh ka theksuar rëndësinë e faktorëve të jashtëm, si këndet dhe pozicionimi. Ajo në disa raste ka pranuar se ndihet ‘e torturuar’ nga ndriçimi ‘i shëmtuar’ sipër kokës.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...