Liga e Parë e Maqedonisë e solli një taktikë të re e të çuditshme për ta ndalur kundërshtarin gjatë një aksioni të sulmit, në ndeshjen mes Makedonija Gjorce Petrov dhe Akademija Pandev javën e kaluar.
Futbollisti i Akademija Pandev, Stefan Kostov, tentoi ta ndalë aksionin e ekipit kundërshtar duke ia gjuajtur në këmbë lojtarit rival një top shtesë, gjatë përballjes në Ligën e Parë të Maqedonisë të dielën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi në fjalë u ndëshkua me karton të kuq për veprimin e tij, pasi që ai kishte tentuar t’ia heqë kundërshtarit topin nga këmbët duke ia goditur me një top tjetër – gjë të cilën s’e kishte arritur.
Meanwhile in the top division of the Macedonia League… pic.twitter.com/SigbvsRuaH
— Footy Humour (@FootyHumour) February 24, 2020
Makedonija Gjorce Petrov arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/