Tensione në Kuvendin e FBK-së, debat i ashpër mes delegatëve të Pejës e Rahovecit - Gazeta Express
string(80) "tensione-ne-kuvendin-e-fbk-se-debat-i-ashper-mes-delegateve-te-pejes-e-rahovecit"

Tensione në Kuvendin e FBK-së, debat i ashpër mes delegatëve të Pejës e Rahovecit

Gazeta Express

29/02/2020 13:06

Kuvendi i punës në Federatën e Basketbollit të Kosovës i ka sjellë në pah tensionet mes klubeve. Gjatë këtij kuvendi u bë një debat i ashpër mes delegatëve të Pejës dhe Rahovecit.

Tri pikat e para në rendin e ditës për Kuvendin e Punës të Federatës së Basketbollit të Kosovës u votuan pa asnjë problem, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, situata u tensionua në momentin kur përfaqësuesi i Pejës, Art Gashi, e mori fjalën dhe e kritikoi ushtruesin e detyrës së komisarit të garave, Faton Kurshumlijën, për dënimet që i janë dhënë Pejës, duke sugjeruar se po tentohet të shpaguhen borxhet përmes gjobave ndaj Pejës.

Është duke u mbajtur kuvendi i rregullt i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës.

 “Dënimet të cilat i kemi marrë ne nga FBK pas organizimit të Kupës se Kosovës në Rahovec janë shumë absurde. Nuk po e di a dëshironi që borxhet e juaja t’i shlyeni me dënimet tona apo çfarë. E keni cekur se ka fyerje, nga ato fyerje askush nuk ka mbet shtatzënë” tha ndër tjerash Gashi.

Kjo deklaratë e Gashit nuk i pëlqeu ish-kryetarit të Rahovecit, i cili tha se dënimet duhej të kishin qenë edhe më të mëdha.

“Mendoj që këto dënime duhet të ishin më të mëdha. Sa i përket asaj fjalës që me ato fyerje askush nuk ka mbet shtatzënë është e turpshme pasi aty ka pas fëmije e femra”, tha Hoxha. /Gazeta Express/