Tenori i njohur shqiptar sjell interpretimin emocionues të këngës 'Kthehu rini' - Gazeta Express
string(77) "tenori-i-njohur-shqiptar-sjell-interpretimin-emocionues-te-kenges-kthehu-rini"

Gazeta Express

19/06/2020 16:04

Tenori i njohur shqiptar sjell interpretimin emocionues të këngës ‘Kthehu rini’

Gazeta Express

19/06/2020 16:04

Ramë Lahaj ka zgjedhur këngën “Kthehu rini” për të interpretuar në shqip pas shumë kohësh.

Tenori Ramë Lahaj ka publikuar versionin e tij të këngës ‘Kthehu rini’ të kënduar nga Sinan Vllasaliu.

Lexo Edhe:

Lahaj ka prezantuar këngën në rrjetet sociale me një shkrim me të cilin emocionin të gjithë shqiptarët, të cilin e ka shkruar nga zemra, shkruan Gazeta Express.

Ai shkruan: “Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë.

Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar.

Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!

Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak.

Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje.

Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël!

Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon.

I juaji përgjithmonë

Rame S. Lahaj”.

Rame Lahaj – Kthehu rini – June 2020