Tenistja amerikane: Të gjithë më ngatërrojnë me teniste tjera me ngjyrë - Gazeta Express
string(70) "tenistja-amerikane-te-gjithe-me-ngaterrojne-me-teniste-tjera-me-ngjyre"

Tenistja amerikane: Të gjithë më ngatërrojnë me teniste tjera me ngjyrë

Gazeta Express

08/06/2020 10:18

Tenistja amerikane Taylor Townsend thotë se njerëzit vazhdimisht e ngatërrojnë me teniste të tjera me ngjyrë, dhe asnjëherë nuk e thërrasin në emër.

25-vjeçarja foli për përvojën e vet në tenis gjatë një interviste rreth protestave kundër racizmit, pas vdekjes së George Floyd, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të gjithë e shohin një person me ngjyrë dhe hamendësojnë se është Venus apo Serena Williams, apo Sloane Stephens”, tha numri 73 i botës Townsend.

“Sipas tyre unë kam qenë të gjitha ato, por jo vetja”, shtoi ai.

“Njerëzit kanë argumentuar me mua duke më thënë se jam Coco Gauff. Nuk jam Coco Gauff por të gjitha ne dukem njëlloj, të gjitha jemi të ndërtuara njësoj”, theksoi ajo.

Protesta të shumta dhe të dhunshme janë duke u mbajtur në SHBA dhe në gjithë botën pasi George Floyd u vra javën e kaluar nga një polic.

Floyd, një afro-amerikan, vdiq më 25 maj pasi polici Derek Chauvin e shtypi me gju në qafë për disa minuta. Chauvin, nga policia e Minneapolis, është përjashtuar nga puna dhe ndaj tij është ngritur akuzë për vrasje të shkalles së tretë.

Protestave u janë bashkuar edhe lojtarët e tenisit. /Gazeta Express/