Erik Ten Hag do të mbyllë aventurën e tij te Manchester United.
Ndeshja finale e Kupës FA ndaj Manchester Cityt do të jetë e fundit për trajnerin holandez në krye të “Djajve të Kuq”.
Kështu ka raportuar gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.
Ten Hag erdhi te Manchester United në vitin 2022 dhe pritet të largohet në fundin e këtij sezoni. /Gazeta Express/