Disa ditë të tjera të nxehta janë të mundshme, por në përgjithësi, këto temperatura ekstreme kanë mbaruar për momentin
Vala e madhe e nxehtësisë në Zvicër mori fund të hënën. Nxehtësia ka zgjatur plot dymbëdhjetë ditë, e njëjta gjatësi sikurse ajo e verës rekordthyese të vitit 2003, transmeton albinfo.ch.
Roman Brogli meteorolog nga SRF Meteo thotë se kjo mund të konsiderohet përsëri një valë rekordthyese e nxehtësisë: “Ne me të vërtetë patëm shumë rekorde temperaturash në qershor”, u shpreh ai. Në disa vende, pati edhe rekorde të reja absolute të temperaturës.
“Këto dymbëdhjetë ditë radhazi me nxehtësi ekstreme janë, sigurisht, shumë të pazakonta dhe shumë më tepër sesa do të pritej në qershor”, thotë tutje Brogli. Disa ditë të tjera të nxehta janë të mundshme, por në përgjithësi, këto temperatura ekstreme kanë mbaruar për momentin.
Një front i ftohtë që po afrohet nga perëndimi do t’i japë fund valës ekstreme të nxehtësisë në Zvicër të hënën, më 29 qershor 2026, duke shkaktuar rënie të temperaturave me pesë deri në dhjetë gradë.
Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MétéoSuisse) po heq paralajmërimet zyrtare për nxehtësinë e niveleve 3 dhe 4.
Klinika Trandevue ka lansuar ofertën e saj verore për të gjithë ata që dëshirojnë të rikthejnë flokët dhe vetëbesimin....