Teatri Kombëtar i Kosovës në Maltë - Gazeta Express
string(34) "teatri-kombetar-i-kosoves-ne-malte"

Teatri Kombëtar i Kosovës në Maltë

Arte

Gazeta Express

13/02/2024 15:35

Teatri Manoel në Valletta, Malta u bë vendi ku u prezantua “The Best European Show” për tre net rresht me datat 9, 10 dhe 11 shkurt 2024.

Në këtë teatër të ndërtuar në vitin 1732, aktorët Armend Smajli dhe May-Linda Kosumovic nga Teatri Kombëtar i Kosovës shkelqyen në rolet e tyre për dy orë rresht.

Lexo Edhe:

“The Best European Show” është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatrit Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta.

Pas paraqitjes në Valletta, shfaqja do të vazhdojë në Nova-Gorica dhe më pas në Prishtinë.