Të shtënat me armë në Vlorë, policia zbardh ngjarjen - Gazeta Express
string(51) "te-shtenat-me-arme-ne-vlore-policia-zbardh-ngjarjen"

Të shtënat me armë në Vlorë, policia zbardh ngjarjen

Gazeta Express

25/10/2020 20:01

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në Vlorë. Autoritetet saktësojnë se nuk ka patur të plagosur, por të shtëna në ajër nga shtetasi 26 vjeçar me inicialet E.Ç, i cili shoqërohej në atë moment nga shoku i tij, 26 vjeçari F.Z.

Lexo Edhe:

Policia thekson se të shtënat janë dëgjuar nga ana e autoriteteve të policisë kufitare në triport, të cilët më tutje kanë lajmëruar policinë e rendit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.