Të prekur nga tragjedia, Kurti e Haziri marrin pjesë në varrimin e dy vëllezërve nga Gjilani - Gazeta Express
string(91) "te-prekur-nga-tragjedia-kurti-e-haziri-marrin-pjese-ne-varrimin-e-dy-vellezerve-nga-gjilani"

Gazeta Express

28/11/2019 13:08

Të prekur nga tragjedia, Kurti e Haziri marrin pjesë në varrimin e dy vëllezërve nga Gjilani

Gazeta Express

28/11/2019 13:08

Dy vëllezërit nga Livoçi i Gjilanit, Isa e Shemsedin Abazi, të cilët mbetën të vdekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, janë varrosur sot në vendlindjen e tyre

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllezërve Abazi nga Gjilani, ndërkaq përveç tyre, aty janë parë edhe disa nga figurat politike.

Lexo Edhe:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, janë parë në varrimin e të rinjve gjilanas.

Express po qëndron në familjen Abazi, nga sjell pamjet nga varrimi i vëllezërve Abazi.

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallësh të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.

Nga tërmeti që goditi Shqipërinë deri më tani janë konfirmuar 41 viktima dhe mbi 600 të lënduar. /GazetaExpress/