string(55) "te-merkuren-perurohet-sistemi-one-stop-shop-ne-jazhnice"

Maqedoni

Gazeta Express

27/05/2025 15:46

Të mërkurën përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë

Maqedoni

Gazeta Express

27/05/2025 15:46

Më 28 maj do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut e cila ndan pikën kufitare mes Maqedoninë Veriore me Kosovën.

Ky sistem është një model modern i kontrollit të integruar kufitarë, i cili lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve me kontroll vetëm një herë nga shteti pritës.

Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni të Veriut, Venera Azizi ka thënë në një deklaratë për KosovaPress se ky sistem përveç lehtësimit të qarkullimit, nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik.

“Ky sistem që e vendosëm në Bllacë dhe Jazhnicë nënkupton urë-lidhëse lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve, të mallrave dhe nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik. Ndërkaq do të vazhdojmë menjëherë me futjen në sistem të One Stop Shopit edhe në Tabanovcë dhe Qafë-Thanë dhe me këtë do ta përmbyllim edhe më tej me vendkalimet e tjera kufitare sistemin One Stop Shop mes Maqedonisë së Veriut dhe shteteve që kufizohet vendi ynë”, ka thënë Azizi.

Tutje, Azizi ka shtuar se sipas të dhënave të muajit prill dhe maj të vitit të kaluar dhe të këtij viti, në 2024 kishte 550 mijë kalime, ndërsa në 2025 mbi 776 mijë kalime.

Ky sistem muaj më parë është vendosur edhe në pikën kufitare me Bllacë – Han të Elezit.

Përveç përfaqësuesve instituiconal nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe ministri në detyrë  i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.