Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën e nesërme e cila do të mbahet si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh.
Rafuna tha se i kanë dhënë mundësi dialogut por edhe institucioneve të vendit, ZRRE-së por edhe ekzekutivit në detyrë që t’ua japin një fazë të tranzicionit.
Ai u shpreh se kërkesën për fazën e tranzicionit ia bënë edhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të cilin e takuan sot, por nga i cili tha se nuk morën shumë shpresë se vendimi do të shtyhet.
“Janë 143 mijë punëtorë të punësuar në këto 1 mijë e 300 biznese. Tani të shohim, nesër do të jetë vetëm hapi i parë, ku është vetëm për ta sjellur në vëmendje që biznesi nuk është i kënaqur me situatën dhe kërkesë të vetme e kemi që të na jepet një fazë e tranzicionit që së bashku ta menaxhojmë dhe ta caktojmë datën apo muajin se kur do të dalim në tregun e lirë”.
“Nëse s’ka reagim, nga ana e bizneseve ka kërkesa që të shkohet duke u shtuar apo duke u radikalizuar protesta. Biznesi nuk pajtohet që më 1 qershor të detyrohet që të shkojë në tregun e hapur. Përgatitjet nuk janë bërë, nuk është përgatitur tregu”, tha Rafuna në Rubikon në Klan Kosova.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...